BallinaLajmeKuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive, ky është rendi i...

Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive, ky është rendi i ditës

Të ngjajshme

Tahir Batatina: Krenar me heronjtë tanë, po ngrenë Kosovën në nivel europian…!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes rrjeteve sociale mbështetë...

Trump: Mund të marrim naftën e Iranit, por ‘bota nuk është e duruar’

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se Shtetet e...

Komisioni cakton 10 prillin për intervistat e kandidatëve për KGjK, dilema për një aplikante serbe

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe...

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancën konstituive e cila nis nga ora 17:00.

Në këtë seancë pritet të bëhet konstituimi i legjislaturës së dhjetë, pas përfundimit të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit.

Rendi i ditës parasheh verifikimin e mandateve të deputetëve, betimin e tyre, si dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të parlamentit.

Presidentja Vjosa Osmani e kishte thirrur këtë seancë nga ora 12:00, mirëpo ajo u shty për shkak të procesit gjyqësor në Hagë.

Më poshtë rendi i ditës:

  1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
    2. Betimi i deputetëve,
    3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,
    4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz