back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajme​Avokati i Thaçit i ashpër me Prokurorinë: Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk kanë qenë...

​Avokati i Thaçit i ashpër me Prokurorinë: Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk kanë qenë kalimtarë në Kosovë

Të ngjajshme

Dixon: Trillim kur Prokuroria thotë se janë konfirmuar veprat e kryera nga Veseli

Avokati Rodney Dixon i cili përfaqëson Kadri Veselin ka thënë se është trillim...

Reagim i fortë nga llogaria e Benitës pas debatit me Labin në BBVK

Pas debatit të fundit mes Benitës dhe Labin në...

Mbrojtja e Veselit fillon fjalën përmbyllëse: Nuk ka asnjë provë kundër tij

Pasi e përfundoi mbrojtja e Hashim Thaçit, fjalën përmbyllëse...

Avokati i Shteteve të Bashkuara, Pierre Richard Prosper ka kritikuar ashpër Zyrën e Prokurorit të Specializuar për deklaratat sa i përket dëshmitarëve ndërkombëtarë.

Përreth 15 minuta, ai para trupit gjykues ka thënë se është e pamundur qe të njëjtit të ishin kalimtarë në Kosovë.

“Këta persona kanë pasur komunikime personale. Prokuroria dëshiron qe ju besoni se këta persona kanë qenë kalimtarë në Kosovë. Kjo tregon injorancë, është mungesë respekti”, ka thënë ai.

Tutje ai tha dëshmitarët ndërkombëtare nuk kanë dëshmuar në cilësinë e personave privat, por si persona me role të rëndësishme në shtetet e tyre.

“Ky person [Hashim Thaçi] u hodhi hy syve atyre, sigurisht që jo. Prokuroria vjen këtu dhe përpiqet të shtrembërojë faktet. Ju lutem reflektoni”, ka thënë ai.

Ekipi mbrojtës po vazhdon deklaratën përmbyllëse, ku paraprakisht avokatja Nina Tavakolli tha se “ZPS nuk ka argumentuar se Thaçi kishte përdorur pushtetin e qeverisë së përkohshme për qëllimin e per adhket kriminal, tha Tavakolli.

Të Fundit

Sport

ShowBiz