back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeBasha dhe Haxhiu do t’i ndërrojnë karriget, Albulena Haxhiu pritet të propozohet...

Basha dhe Haxhiu do t’i ndërrojnë karriget, Albulena Haxhiu pritet të propozohet sot për kryekuvendare

Të ngjajshme

Sot nga ora 17:00, pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit do të marrin detyrat e tyre.

Në këtë seancë, pritet të emërohet edhe kryetari dhe pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, ku dje pas mbledhjes së përfaqësuesve të partive politike, Basha ka thënë se pesë nënkryetarët do të votohen në pako.

Siç ka mësuar lajmi.net, VV do të propozoj për kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiun. Sipas burimeve të lajmi.net brenda VV-së, kandidat për nënkryetar të Kuvendit nga VV do të jetë Dimal Basha, kryetari i Kuvendit gjatë legjislaturës së 9-të.

Albulena Haxhiu është propozuar për kryetare të Kuvendit gjatë legjislaturës së 9-të për më shumë se 50 herë, por që në asnjërën nga këto tentime ajo nuk arriti që të marrë 61 votat e nevojshme.

Ajo nuk u votua asnjëherë nga ish-deputetët e opozitës, pasi të njëjtit nuk e konsideronin të denjë për atë pozitë.

Pas Haxhiut, për kryetar të Kuvendit u propozuan edhe Hekuran Murati, Donika Gërvalla e Arbërie Nagavci por as këta të tre nuk i morën 61 votat, pasi PDK kishte deklaruar se nuk e votojnë asnjë kryetar të Kuvendit që ka qenë ministër në Qeverinë Kurti 2.

Dimal Basha ishte kandidati i pestë me radhë, i cili në tentimin e dytë i mora votat dhe u emërua kryetar i Kuvendit, ndërsa Albulena Haxhiu u emërua si nënkryetare e Kuvendit nga VV, votim që u bë në pako me nënkryetaren e PDK-së, atë të LDK-së dhe Emilja Rexhepin nga minoritetet.

Ndonëse ky problem u zgjidh, ngërçi vazhdoi te nënkryetari i Kuvendit nga minoriteti serb ku VV nuk e votonte asnjë nga Lista Serbe. Pas disa tentimesh, u votua deputeti Nenad Rashiq, vendim i cili nga Gjykata Kushtetuese u konsiderua antikushtetues.

Sot, pritet që Kuvendi të konstituohet, ndërsa Haxhiu dhe Basha vetëm pritet t’i ndërrojnë ulëset në Kuvend. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz