back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeDosjet e fshehta të Epsteinit – kush ishin bashkëpunëtorët e pedofilit të...

Dosjet e fshehta të Epsteinit – kush ishin bashkëpunëtorët e pedofilit të ndjerë?

Të ngjajshme

Identiteti i gjashtë personave që në dosjet për Jeffrey Epsteinin ishin përmendur si bashkëpunëtorë potencialë, por me emra të fshehur, tani janë zbuluar.

Informacionin e ka publikuar kongresisti Ro Khanna, demokrat nga Kalifornia, duke treguar se bëhet fjalë për Salvatore Nuarin, Zurab Mikeladze, Leonicu Leonov, Nicola Caputo, Sultan Ahmed bin Sulayem dhe miliarderin dhe sipërmarrësin Leslie Wexner.

Khanna dhe kongresisti republikan Thomas Massie nga Kentucky akuzuan Departamentin Amerikan të Drejtësisë (DOJ) se ka fshehur në mënyrë të papërshtatshme këto informacione nga publiku, raporton Newsweek.

“Pyetja ime është pse Thomas Massie dhe unë duhej të shkonim personalisht në Departamentin e Drejtësisë që emrat e këtyre gjashtë personave të bëheshin publikë”, tha Khanna gjatë një diskutimi në Dhomën e Përfaqësuesve dhe shtoi se “nëse ne zbuluam gjashtë emra që ata i fshehnin në dy orë, imagjinoni sa persona të tjerë mund të fshehin në tre milionë dokumente”.

Departamenti i Drejtësisë së fundmi ka publikuar më shumë se tre milion faqe dokumentesh, si dhe mijëra fotografi dhe video nga hetimet lidhur me Jeffrey Epsteinin, financierin dhe të dënuarin për krime seksuale që në vitin 2019 kreu vetëvrasje në burg ndërsa priste gjykimin për trafikim njerëzish për qëllime seksuale.

Megjithëse autoritetet thonë se me këtë kanë përmbushur detyrimet sipas Ligjit për transparencën e dosjeve të Epsteinit, diskutimi vazhdon për atë se cilat të dhëna janë të censuruara, për cilat arsye dhe nëse do të jetë e nevojshme publikimi i mëtejshëm i dokumenteve.

Çfarë dihet deri tani

Khanna dhe Massie kanë kërkuar nga DOJ publikimin e plotë të të gjitha dokumenteve që lidhen me Epsteinin, duke pretenduar se departamenti shkel Ligjin për transparencën. Sipas tyre, gjashtë emrat e publikuar konsiderohen bashkëpunëtorë potencialë.

Emri më i njohur në listë është Leslie Wexner, miliarderi dhe themeluesi i kompanisë L Brands, që përfshin markat e njohura globalisht si Victoria’s Secret dhe Bath & Body Works.

“Unë nuk shoh asnjë dispozitë në ligj që lejon që emrat e këtyre burrave të censurohen”, tha Massie për gazetarët dhe shtoi se “bëhet fjalë për një listë prej njëzet personash. Maxwell dhe Epstein janë përmendur, ndoshta edhe një ose dy persona të tjerë, dhe të gjithë të tjerët janë të fshehur”.

Massie shtoi se këta emra “ndoshta janë të implikuar”, duke përmendur se një person thuhet të ketë një pozicion të lartë në një qeveri të huaj.

“Njëri tjetër është një person shumë i shquar”, shtoi Khanna.

Sipas tij, shqetësim shtesë paraqet fakti që shumë pjesë të dosjeve janë ende të censuruara. Ai gjithashtu deklaroi se DOJ duket se ka “censuruar masivisht” të gjitha emrat e grave, çka ka hapur pyetje të reja për pjesëmarrësit e mundshëm në rrjetin e Epsteinit.

Sfonde politike dhe roli i Trumpit

Para miratimit të Ligjit për transparencën e dosjeve të Epsteinit në nëntor, presidenti amerikan, Donald Trump dhe zyrtarë të lartë të administratës së tij shfaqnin skepticizëm për publikimin e plotë të dokumenteve. Shtëpia e Bardhë dhe DOJ ishin të rezervuar në fillim, por më vonë Trump ndryshoi qëndrim dhe nënshkroi ligjin.

Zëvendës-prokurori amerikan, Todd Blanche deklaroi muajin e kaluar se DOJ nuk po përpiqet të mbrojë Trumpin gjatë publikimit të dokumenteve. Trump ka mohuar disa herë çdo lidhje me veprimet penale të Epsteinit dhe kurrë nuk është akuzuar në këtë rast.

Analiza e New York Times tregoi se në dokumentet e publikuara, Trump, Melania Trump, klubi Mar-a-Lago i Trumpit dhe temat e lidhura përmenden më shumë se 38 mijë herë. Këto referenca nuk implikojnë përgjegjësi penale dhe përfshijnë artikuj gazetaresk, diskutime të brendshme të DOJ, ditarë fluturimesh, email-e dhe informacione të pa verifikuara.

Duket gjithnjë e më shumë se Departamenti i Drejtësisë mund të detyrohet të publikojë informacion shtesë, përfshirë emra të mëparshëm të fshehur të bashkëpunëtorëve potencialë. Ende nuk është e qartë se cilat të dhëna mbrohen dhe për cilat arsye, gjë që ka shtuar presionin publik dhe politik për transparencë të plotë.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz