Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen Fazliu, kryefamiljari i të cilës, Fadil Fazliu dje është liruar me kusht nga Gjykata Speciale në Hagë.
Ai ka thënë se Fazliu ka kaluar edhe një sfidë të padrejtë, që thotë se i ka ndodhur edhe atij sikurse bashkëluftëtarëve që gjenden ende në Hagë: Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala.
“Pas kthimit të tij në familje, pata nderin ta vizitoj Fadil Fazliun, për t’i shprehur respektin për qëndrueshmërinë e tij dhe për sakrificën e familjes Fazliu ndër breza. I gëzohemi kthimit në atdhe e po ashtu të Gjeneral Haxhi Shalës, Bashkim Smakajt, Nasim Haradinajt, Isni Kilajt dhe Hysni Ngucatit. Presim lirimin e të gjithëve, që t’u bashkohen familjeve të tyre dhe të korrigjohet kjo padrejtësi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai i ka ftuar qytetarët që më 17 shkurt në ora 14:00, të bashkohen të gjithë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të mbështetur luftën e drejtë e çlirimtare të UÇK-së. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: