back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeReshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me energjinë elektrike

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me energjinë elektrike

Të ngjajshme

Ministri serb e cilëson provokim bashkëpunimin ushtarak Kosovë – Kroaci – Shqipëri

Ministri serb për Integrime, Nemanja Starovic, ka thënë se...

Haziri: LDK-ja s’ka marrë akoma vendim për Shefin e Grupit Parlamentar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri,...

Reshjet e shiut gjatë natës kanë krijuar probleme në qytetin e Lezhës në Shqipëri. Sistemi i kanalizimeve nëntokësore nuk e ka përballuar nivelin e lartë të prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të përmbytë disa zona urbane.

Më problematike kanë qenë blloqet e banimit “11 Janari” dhe zona “11.2 hektarë” në lagjen “Besëlidhja”, ku prania e ujit në rrugë ka vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve. Ndërkohë për shkak të nivelit të lartë të ujit, Policia Bashkiake ka bllokuar qarkullimin në disa akse rrugore, duke orientuar mjetet drejt rrugëve alternative, me qëllim garantimin e sigurisë.Në ngadalësimin e evakuimit të ujërave ka ndikuar edhe punimet qe po realizohen në sistemin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, projekt, i nisur prej disa muajsh, i cili synon zgjidhjen përfundimtare të problematikës së përmbytjeve në qytetin e Lezhës.

Nga moti i keq në Lezhë janë krijuar edhe probleme me furnizimin me energji elektrike, si në qytet, ashtu edhe në fshatra. Ndërsa grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndodhen në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në zonat ku mungon.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz