back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajme“Thaçi nuk kontrollonte komunikatat e UÇK-së, ZPS nuk ka prova ta dëshmoj...

“Thaçi nuk kontrollonte komunikatat e UÇK-së, ZPS nuk ka prova ta dëshmoj të kundërtën – Mishetiq në Hagë

Të ngjajshme

Haziri: LDK-ja s’ka marrë akoma vendim për Shefin e Grupit Parlamentar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri,...

Orban: BE-ja dhe Ukraina i kanë “shpallur luftë” Hungarisë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka pohuar se Brukseli dhe...

Dosjet e fshehta të Epsteinit – kush ishin bashkëpunëtorët e pedofilit të ndjerë?

Identiteti i gjashtë personave që në dosjet për Jeffrey...

Në fjalën e tij përmbyllëse në Gjykatën Speciale në Hagë, avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka kundërshtuar pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), duke thënë se nuk ka asnjë provë që Thaçi ka kontrolluar komunikatat publike të UÇK-së apo ka ushtruar rol udhëheqës në strukturat ushtarake.

Sipas Mishetiqit, ZPS pretendon se drejtoria e informimit pranë Shtabit të Përgjithshëm, përfshirë Thaçin personalisht, kishte kontroll të konsiderueshëm mbi komunikimet publike, intervistat e komandantëve dhe deklaratat për media. Por ai theksoi se vetë dëshmia e dëshmitarit Maloku tregon të kundërtën.

“Edhe kur Thaçi i kishte thënë të mos fliste për media, ai kishte vazhduar të fliste. Kjo dëshmi tregon qartë se Thaçi nuk mund të kontrollonte se çfarë bënin pjesëtarët e UÇK-së në terren”, tha Mishetiq.

Ai kundërshtoi edhe pretendimin se Thaçi ka drejtuar drejtorinë politike që nga qershori i vitit 1998, duke iu referuar dëshmisë së Besim Zyrapit, i cili kishte deklaruar se Thaçi merrej me media dhe marrëdhënie me publikun para nëntorit 1998, dhe jo me çështje politike apo ushtarake.

“Zyrapi tha qartë se në fund të nëntorit 1998 Thaçi drejtonte drejtorinë politike, por nuk ishte i përfshirë në çështje ushtarake. Ai nuk kishte rol në operacione ushtarake të UÇK-së, e lëre më në çështje qendrore ushtarake. ZPS nuk e kontestoi këtë deklarim”, u shpreh Mishetiq.

Sipas tij, Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë që Thaçi ka pasur pozitë udhëheqëse në LPK apo se ka mbikëqyrur shpërndarjen e informacioneve publike në favor të Shtabit të Përgjithshëm.

Ai shtoi se asnjë dëshmitar dhe asnjë dokument, përfshirë libra, dorëshkrime apo artikuj, nuk dëshmojnë se Thaçi ka përgatitur deklarata politike.

Duke iu referuar dëshmisë së Rexhep Selimit lidhur me komunikatën 59, Mishetiq tha se vetë Selimi kishte pranuar se nuk kishte dijeni personale se kush i hartonte komunikatat, por vetëm kishte hamendësuar.

Po ashtu, ai kundërshtoi edhe interpretimin e një pjese të librit të Nuhi Bytyçit, duke thënë se ZPS nuk ka paraqitur asnjë provë konkrete që Thaçi ka pasur dorë në hartimin apo publikimin e komunikatave.

“Nuk ka asnjë provë që Thaçi ka qenë i përfshirë në përgatitjen e deklaratave politike. Edhe nëse do të kishte ndonjë lidhje, ZPS nuk ka arritur të vërtetojë se këto komunikata kanë dhënë kontribut të konsiderueshëm në krimet për të cilat ngrihen akuza”, përfundoi Mishetiq. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz