BallinaLajme“Nesër përfundon, a të ka thënë Kuça që…”/ Dalin mesazhet ndërmjet Naim...

“Nesër përfundon, a të ka thënë Kuça që…”/ Dalin mesazhet ndërmjet Naim Murselit dhe Granit Plavës

Të ngjajshme

Për herë të parë në Shqipëri, kompensim për dëmet në shëndet nga ajri i ndotur

Qytetarët shqiptarë që do të preken nga problemet shëndetësore...

Tërmetet brenda NATO-s dhe komoditeti ynë i budallëm

Trump paska deklaruar se po shqyrton mundësinë e daljes...

Vdes në QKUK një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri

Një person ka ndërruar jetë para pak çastesh në...

Bora vështirëson trafikun, ndalohet qarkullimi i kamionëve në Pejë-Kullë-Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se si...

Prokuroria e rastit ka vazhduar sot marrjen në pyetje të Naim Murselit, duke u fokusuar në ekspertizën e telefonave dhe komunikimet e tij para vrasjes së Liridona Ademajt.

Gjatë seancës, Prokuroria e ka pyetur Murselin nëse e ka lexuar aktakuzën e plotë, ndërsa ai ka konfirmuar se e ka lexuar.

Ai është pyetur gjithashtu se prej kur njihet me Granit Plavën, duke deklaruar se janë njohur rreth një muaj para ngjarjes.

Prokuroria më pas ka paraqitur rezultatet e ekspertizës së telefonit të Granit Plavës, sipas së cilës Murseli kishte komunikuar rregullisht me të gjatë 10 ditëve të fundit para vrasjes së Liridona Ademajt.

Sipas Prokurorisë, një ditë para vrasjes, në orën 19:41, Murseli i kishte dërguar një mesazh Granit Plavës: “Shok, me siguri nesër përfundon. A të ka thënë Kuça, që paradite.”

Prokuroria e ka pyetur Murselin nëse i kujtohet ky mesazh, ndërsa ai është përgjigjur para trupit gjykues:
“Nuk më kujtohet.”

Seanca gjyqësore po vazhdon në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz