Ka nisur sot seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.
Seanca po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton IndeksOnline.
Nga salla e gjyqit janë larguar Plava dhe Kokalla, ndërsa Prokuroria e Shtetit ka nisur të marrë në pyetje vetëm Murselin.
Procesi gjyqësor po ndiqet nga afër edhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, i cili për herë të parë është i pranishëm në këtë çështje.