BallinaLajmeTirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Ministeriali i Korridorit...

Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Ministeriali i Korridorit VIII

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Më 18 shkurt 2026, Tirana do të shndërrohet në qendrën e dialogut rajonal për riafirmimin e rëndësisë strategjike të një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore dhe gjeopolitike të rajonit: Ministerialit të Korridorit VIII, i cili do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia dhe Rumania, si dhe përfaqësues nga vende partnere.

Takimi synon të thellojë bashkëpunimin ndërqeveritar për përshpejtimin e zhvillimit të Korridorit VIII si një arterie strategjike transporti, zhvillimi ekonomik dhe sigurie, duke kontribuar njëkohësisht në forcimin e integrimit rajonal dhe ndërlidhjen me rrjetet kryesore evropiane.

Seanca plenare do të trajtojë temën: “Korridori VIII në momentin strategjik të Evropës: Lidhshmëria, qëndrueshmëria përmes lëvizshmërisë ushtarake dhe prosperiteti i përbashkët përmes integrimit”, duke theksuar nënvizuar rolin e Korridorit VIII si një shtyllë strategjike që bashkon dimensionin ekonomik, të sigurisë dhe të ndërlidhjes rajonale në funksion të prosperitetit të përbashkët.

Gjatë Ministerialit pritet miratimi i një deklarate të përbashkët, ndërsa programi do të përfshijë gjithashtu takime dypalëshe dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në kuadër të ministerialit, do të zhvillohet edhe Forumi Ekonomik për Korridorin VIII, me temë: “Nga Lidhja Strategjike drejt Rritjes Ekonomike Rajonale: Potenciali Ekonomik i Korridorit VIII”, i cili do të mbahet në ambjentet e Bankës së Shqipërisë (Godina nr. 2, ish Hotel Dajti).

Forumi Ekonomik do të bashkojë autoritetet publike, institucionet evropiane, institucionet financiare ndërkombëtare dhe aktorët ekonomikë për të avancuar dialogun mbi zhvillimin ekonomik, lidhshmërinë dhe investimet përgjatë Korridorit VIII. Diskutimet do të fokusohen në lehtësimin e tregtisë, si dhe zhvillimin industrial me synim rritjen e konkurrueshmërisë rajonale. Forumi synon të mobilizojë instrumente evropiane dhe ndërkombëtare financimi dhe të prodhojë rekomandime konkrete për ta shndërruar Korridorin VIII në një katalizator të investimeve, rritjes dhe integrimit ekonomik rajonal.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz