Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora 22:05, një tërmet me magnitudë 4.8 ka goditur juglindjen e Kosovës (zona Prizren–Shtërpcë).
Tërmeti është ndier në disa pjesë të vendit, derisa komuna konfirmon se deri tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme serioze.
“Institucionet përkatëse po e monitorojnë situatën në vazhdimësi”, siguron komuna qytetarët.
Ndërkohë, në këtë situatë, komuna u ka dhënë udhëzime të rëndësishme qytetarëve:
“ • Nëse ka lëkundje të tjera, qëndroni larg dritareve dhe objekteve që mund të bien.
• Brenda ambienteve, strehohuni nën tavolinë të fortë ose pranë një muri mbajtës.
• Pas lëkundjeve, dilni me kujdes në hapësira të hapura.
• Mos përdorni ashensorët dhe shmangni lëvizjet e panevojshme.
• Kontrolloni banesat dhe ndihmoni personat që kanë nevojë.
• Informohuni vetëm nga burime zyrtare.
Çdo informacion i ri do të publikohet përmes kanaleve zyrtare.
Për emergjenca lajmeohuni në 0800122 33 ose 0800122 44
Siguria juaj është prioriteti ynë”, thuhet në njoftimin e komunës.