back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeËshtë ekstraduar nga Gjermania në Kosovë një person i kërkuar si dhe...

Është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë një person i kërkuar si dhe është arrestuar një shtetas i huaj

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Policia e Kosovës njofton se ka realizuar me sukses një ekstradim ndërkombëtar dhe një arrestim tjetër brenda vendit, në kuadër të luftimit të krimit ndërkombëtar.

Siç njofton policia “në koordinim të plotë me autoritetet gjermane, është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë një shtetas kosovar i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar”.

Personi i ekstraduar dyshohej për vepra të rënda penale dhe për shmangie nga drejtësia, njofton policia.

Ekstradimi u bë falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë.

Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse policore për procedura të mëtejme ligjore, thuhet në njoftim.

Po ashtu, gjatë së njëjtës ditë, Policia e Kosovës njofton ka arrestuar në territorin e vendit një shtetas tjeter të huaj të kërkuar ndërkombëtarisht.

Arrestimi u realizua bazuar në urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga disa shtete të Bashkimit Evropian, thekson PK.

Sipas policisë, i dyshuari lidhet me dyshime për përfshirje në aktivitete të krimit të organizuar.

Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ka konfirmuar PK.

Të Fundit

Sport

ShowBiz