back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeÇitaku falënderon partitë politike që u pajtuan të shtyjnë seancën e Kuvendit...

Çitaku falënderon partitë politike që u pajtuan të shtyjnë seancën e Kuvendit për shkak të asaj në Hagë

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku e cila e ka përfaqësuar këtë parti sot në mbledhjen e thirrur nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka kërkuar që seanca e nesërme e Kuvendit të shtyhet për në ora 17:00.

Kjo është pranuar nga partitë e tjera, për çka Çitaku i ka falënderuar.

“Falënderoj përfaqësuesit e të gjitha partive politike që sot në mbledhjen përgatitore për seancën konstituive të Kuvendit me konsensus të plotë vendosëm që seanca të mbahet në ora 17:00. Ky ishte një vendim i ndërgjegjshëm dhe njerëzor në respekt të një momenti historik sepse nesër në Hagë dëgjohet fjala përfundimtare e mbrojtjes”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë se në çaste të tilla, Kosova di të jetë bashkë.

“UÇK na bashkon”, ka shkruar ajo.

Seanca fillimisht ishte caktuar nga Presidentja Vjosa Osmani të mbahet në orën 12:00. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i saj:

Të Fundit

Sport

ShowBiz