back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeSeanca nesër udhëhiqet nga Avni Dehari dhe deputetja turke – Kjo është...

Seanca nesër udhëhiqet nga Avni Dehari dhe deputetja turke – Kjo është rrjedha e ditës së nesërme në Kuvend

Të ngjajshme

Dështon Chelsea të mbajë epërsinë, barazon me Leedsin

Ka përfunduar ndeshja mes Chelseat dhe Leeds Unitedit. “Blutë”, dështuan...

Kaq ishte fuqia e tërmetit në Kosovë ( FOTO)

Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter ka goditur...

Nesër nga ora 17:00, në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca konstituive për legjislaturën e 10-të të Kuvendit.

Sot, një ditë para seancës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka takuar përfaqësuesit e subjekteve politike në lidhje me përgatitjet e kësaj seance, shkruan lajmi.net.

“Kryetari i Kuvendit dhe përfaqësuesit e subjekteve politike u dakorduan që konform Rregullores dhe praktikave të mëhershme, subjekti me numrin më të madh të deputetëve, përkatësisht Lëvizja Vetëvendosje, të ulet në ulëset e mesit të sallës plenare. Në anën e djathtë të sallës, nga perspektiva e kryesuesit të seancës, do të ulet subjekti i dytë me radhë, Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa në anën e majtë Lidhja Demokratike e Kosovës. Në ulëset e tjera do të ulen deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputetët nga radhët e komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera joserbe”, thuhet në komunikatën që ka lëshuar Kuvendi i Kosovës.

Aty thuhet se Basha iu ka bërë të ditur përfaqësuesve të subjekteve politike agjendën e seancës konstituive.

“Pikë e parë e rendit të ditës do të jetë formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, për të vijuar me betimin e deputetëve. Në vijim do të procedohet me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe më pas të nënkryetarëve. Seanca do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari (LVV), i ndihmuar nga deputetja më e re, Fatma Taçi (KDTP). Në pikën e fundit të rendit të ditës, me propozim të përfaqësuesve të komuniteteve jo shumicë, subjektet politike u dakorduan që votimi i pesë nënkryetarëve të Kuvendit të bëhet në pako”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.

Ndonëse Presidentja e Ksoovës, Vjosa Osmani e ka caktuar seancën të mbahet në ora 12:00, me kërkesë të përfaqësuesës së PDK-së, seanca u shtye për në orën 17:00 për shkak të fjalës përfundimtare të mbrojtjes në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë që do të mbahet nesër.

“Në këtë mbledhje kryetari Basha kërkoi nga subjektet politike parlamentare që sa më shpejtë të jetë e mundur të paraqesin grupet e tyre parlamentare, për të proceduar më pas me themelimin e trupave punues të Kuvendit”, thuhet në komunikatë.

Deri më tani, nuk është bërë e ditur se kush do të propozohet nga LVV për kryetar/e të Kuvendit. /Lajmi.net/

Komunikata e plotë:

Të Fundit

Sport

ShowBiz