back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaSport“Bravo Eddy”, Juventusi me postim të veçantë nga stërvitja për Edon Zhegrovën

“Bravo Eddy”, Juventusi me postim të veçantë nga stërvitja për Edon Zhegrovën

Të ngjajshme

Klubi më i madh italian, Juventusi vazhdon të bëjë postime të veçanta për yllin e kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovën.

Pasi e postoi dje një video të tij nga stërvitja në “instagram”, me mbishkrimin “Luani”, faqja zyrtare e klubit e ka postuar edhe sot një video të tij, kësaj radhe në “Facebook”.

“Bravo Eddy” shkruhet në postimin e Juventusit, mbishkrim që lidhet me një vlerësim që iu dha Zhegrovës gjatë videos.

Në videon e përmbledhur nga klubi, Zhegrova shihet duke treguar aftësitë e tij prej një finisheri të akullt në stërvitje, me ç’rast i mori edhe lëvdatat.

Ndonëse po merr ‘minuta’ në rrjetet sociale të Juventusit, ylli dardan s’po i ka të njëjtat edhe në fushën e lojës.

26-vjeçari ka luajtur në vetëm 18 ndeshje me fanellën e Juventusit, prej të cilave vetëm një si startues, në tetor të 2025-ës. Ai ka luajtur vetëm 374 minuta.

Zhegrova u transferua te Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës së kaluar, për shumën e 15.5 milionë eurove nga Lille./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz