back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmePDK kërkon shtyrjen e seancës konstituive për në orën 17:00, shkak gjykimi...

PDK kërkon shtyrjen e seancës konstituive për në orën 17:00, shkak gjykimi në Hagë

Të ngjajshme

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se PDK-ja ka kërkuar që seanca e thirrur për nesër në orën 11:00, të shtyhet për në orën 17:00.

Kjo për shkak se nesër do të jetë fjala e mbrojtjes në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Për shkak të zhvillimeve politike, e veçanërisht zhvillimeve që ndërlidhen me procesin gjyqësor në Hagë, njëra ndër kërkesat që ende nuk është trajtuar është fakti që kemi kërkesë që të shtyhet seanca për në orën 17:00, sepse nesër do të jetë fjala e mbrojtjes, dhe duke u lidhur me zhvillime të rëndësishme të një procesi në Hagë, presim që të paktën të ketë mirëkuptim. Ende nuk është trajtuar si pikë”, tha Deliu-Kodra në DPT te Fidani.

Të Fundit

Sport

ShowBiz