back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaSportKlubi nga MLS bën ofertë për Lewandowskin

Klubi nga MLS bën ofertë për Lewandowskin

Të ngjajshme

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, do të përballet me një vendim të madh këtë verë, pasi duhet të përcaktojë nëse do të qëndrojë te Barcelona, në Europë apo edhe nëse do të vazhdojë karrierën si futbollist.

Sulmuesi veteran do të mbushë 38 vjeç në gusht, ndërsa edhe klubi katalanas po shqyrton pozicionin e tij.

Është sugjeruar se Barcelona do të ishte e hapur për të zgjatur kontratën e Lewandowskit për sezonin e ardhshëm, nëse arrihet një marrëveshje për rol dhe pagë të reduktuar.

Gjithashtu, gjigantët katalanas po konsiderojnë shitjen e Ferran Torres këtë verë, dhe vendimi për Torres mund të ndikojë edhe në të ardhmen e Lewandowskit.

Nga ana tjetër, Atletico Madrid, AC Milan, Chicago Fire dhe klubet nga Arabia Saudite janë lidhur me interes për të gjatë gjashtë muajve të fundit.

Sipas “Sport”, oferta e parë zyrtare ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara.

Ata raportojnë se një skuadër e Major League Soccer i ka propozuar Lewandowskit një kontratë dyvjeçare, me një pagë që përputhet me prestigjin dhe statusin që do të kishte si fytyra e klubit.

Prej kohësh, Chicago ka qenë në bisedime me Lewandowskin, që para fillimit të vitit, ndërsa në janar pati një tjetër takim në Londër mes agjentit Pini Zahavi dhe pronarit të Chicagos, Joe Mansueto./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz