back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeAlbin Kurti i kujton aktivistët Mon Balaj dhe Arben Xheladinin në 19...

Albin Kurti i kujton aktivistët Mon Balaj dhe Arben Xheladinin në 19 vjetorin e vrasjes

Të ngjajshme

Osmani pret delegacionin arab në Kosovë, kjo është arsyeja e vizitës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur...

“Krejt ke rrejt, ty s’të do as daja”, vazhdon debati mes Labit dhe Elijonës

Rrëfimi i Elijonës brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”,...

Dyshimet për manipulim me vota, 14 të dyshuar intervistohen në Gjilan

14 persona janë intervistuar nga Policia në Gjilan nën...

Aktorja padit qeverinë shqiptare, kërkon ndalimin e përdorimit të imazhit të saj për “Diellën”

Aktorja Anila Bisha ka paditur qeverinë në Gjykatën Administrative...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka përkujtuar 19 vjetorin e protestës së organizuar nga kjo lëvizje, e ku mbetën të vrarë aktivistët Mon Balaj dhe Arben Xheladin.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti i ka quajtur dëshmorë të lirisë dhe demokracisë aktivistet Mon Balaj dhe Arben Xheladinin, raporon IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Si me 10 shkurt 2007, ne qëndrojmë në të drejtën tonë. 19 vjet më parë, në Prishtinë u bashkuan mijëra qytetarë për të kërkuar vetëvendosje, liri me të drejta, pavarësi me sovranitet dhe një shtet demokratik. Ishte kjo vazhdimësi e protestave të brezave të tërë që nuk u pajtuan kurrë me padrejtësinë.

Atë ditë, ne kundërshtuam paqësisht një projekt që cenonte demokracinë, barazinë dhe integritetin e shtetit të Kosovës. Dhe pikërisht atë ditë, dhuna u përgjigj ndaj kërkesës sonë politike. Vetëm 8 sekonda pasi hedhi sasi të mëdha të gazit lotsjellës, policia ndërkombëtare e UNMIK-ut shkrepi plumba të gomës që morën jetën e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, të cilët ranë dëshmorë të rrugës së vetëvendosjes, në marshin drejt Sheshit Skënderbe i cili u bllokua në rrugën “Nëna Terezë”.

Sot e kësaj dite ne shohim që kritika e protestës së 10 shkurtit 2007, fjalët e asaj proteste vazhdojnë të jenë sfida institucionale të shtetit tonë. Padrejtësitë e kundërshtuara asokohe vazhdojnë të shkaktojnë pengesa në shtetndërtimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës.

Moni dhe Arbeni janë pjesë e themelit politik mbi të cilin qëndrojmë sot. Asnjë imunitet nuk mund ta fshijë përgjegjësinë, dhe asnjë dhunë nuk mund ta ndalë drejtësinë.

Sot, si atëherë, ne qëndrojmë të vendosur: për vetëvendosje, për demokraci, për republikë. Për vullnetin e shumicës, për të drejtat qytetare dhe të pakicave. Kjo është rruga jonë. Kjo është rruga e Kosovës.

Lavdi Mon Balajt dhe Arben Xheladinit! Lavdi dëshmorëve të lirisë dhe të demokracisë!

Të Fundit

Sport

ShowBiz