back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeGjykata i jep të drejtë gruas që iu mohua shtetësia zvicerane pse...

Gjykata i jep të drejtë gruas që iu mohua shtetësia zvicerane pse hodhi vezë e i ra zilës së një shtëpie si 15-vjeçare

Të ngjajshme

Dyshimet për manipulim me vota, 14 të dyshuar intervistohen në Gjilan

14 persona janë intervistuar nga Policia në Gjilan nën...

Aktorja padit qeverinë shqiptare, kërkon ndalimin e përdorimit të imazhit të saj për “Diellën”

Aktorja Anila Bisha ka paditur qeverinë në Gjykatën Administrative...

Klubi nga MLS bën ofertë për Lewandowskin

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, do të përballet me...

Gjykata Administrative e kantonit Aargau ka rrëzuar vendimin e Komisionit Kantonal të Natyralizimit, i cili i kishte refuzuar shtetësinë zvicerane një gruaje me origjinë nga Eritrea, për shkak të një incidenti të ndodhur kur ajo ishte vetëm 15 vjeçe, përcjell albinfo.ch.

Refuzimi ishte bazuar në faktin se ajo, së bashku me disa adoleshentë të tjerë, ishte kapur duke i rënë ziles së një shtëpie dhe duke hedhur vezë – një veprim që autoritetet e kishin konsideruar si shkelje të papërshtatshme për një kandidate për shtetësi.

Gruaja e kishte apeluar vendimin në Gjykatën Administrative, e cila të hënën vendosi në favor të saj. Sipas gjykatës, bëhet fjalë për një incident të izoluar, i cili ndodhi “në kontekstin e dinamikave tipike të grupit dhe shakave rinore”.

Gjykata theksoi se mohimi i natyralizimit vetëm mbi këtë bazë është arbitrar dhe joproporcional, duke nënvizuar se veprime të tilla nuk mund të përdoren si arsye vendimtare për të mohuar shtetësinë, veçanërisht kur kanë ndodhur në moshë të mitur dhe nuk janë përsëritur.

Ky vendim konsiderohet i rëndësishëm për rastet e natyralizimit në Zvicër, pasi vendos një precedent mbi mënyrën se si duhet të vlerësohen veprimet e së kaluarës së aplikantëve, sidomos ato të kryera gjatë adoleshencës. /Albinfo.ch

Të Fundit

Sport

ShowBiz