back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeKosovari prangoset, tentoi të kalonte në pikën kufitare me Shqipërinë me armë...

Kosovari prangoset, tentoi të kalonte në pikën kufitare me Shqipërinë me armë dhe municion në automjet

Të ngjajshme

Një 39-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën armë dhe municion.

Autoritetet shqiptare njoftojnë se në automjet u sekuestruan dy karikatorë me fishekë, dy thika, një sëpatë dhe një shkop metalik, si dhe vetura e tij, të gjitha si prova materiale, transmeton lajmi.net.

Shtetasi kosovar, identifikuar si M.L., 39 vjeç, banues në Kosovë, u arrestua për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Policia ka nënvizuar se ky arrestim është rezultat i kontrolleve të rrepta në pikat kufitare dhe përbën pjesë të luftës kundër trafikimit të armëve dhe municionit./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz