BallinaLajme161 vjedhje në Zvicër, arrestohet grupi kriminal nga Kosova

161 vjedhje në Zvicër, arrestohet grupi kriminal nga Kosova

Të ngjajshme

UEFA zgjedh lojtarët e ndeshjes në dy takimet sonte

Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka zgjedhur...

​LVV dhe PDK vazhdojnë “luftën” për anëtarin e dhjetë të KQZ-së

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës po vazhdojnë...

Vance thotë se ka shumë pajtime midis SHBA-së dhe Iranit, pavarësisht pikave të vështira

Më parë, Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf...

Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri

Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës...

161 vjedhje në 11 kantone janë kryer në Zvicër dhe lidhur me këtë janë arrestuar gjashtë burra nga Kosova.

Në fillim të shtatorit 2025, në komunën Hochdorf u regjistruan disa vjedhje me thyerje në objekte afariste. Policia e Lucernit arriti të arrestojë personat e dyshuar.

Në automjetin e tyre, forcat e rendit gjetën mallra të dyshuara të vjedhura si dhe mjete të përdorura për thyerje, raporton Blick.ch.

Më pas, Prokuroria për Krime të Veçanta, në bashkëpunim me Policinë e Lucernit, zhvilloi hetime të gjera. Nga hetimet rezultoi se të arrestuarit ishin pjesë e një grupi kriminal që vepronte në nivel kombëtar. Të dyshuarit janë shtetas të Kosovës, të moshës nga 26 deri në 57 vjeç.

Dëmi total vlerësohet në rreth 705 mijë franga

Gjashtë personat e dyshuar akuzohen se kanë kryer gjithsej 161 vjedhje me thyerje në të paktën njëmbëdhjetë kantone të Zvicrës.

Objektivat kryesore të vjedhjeve kanë qenë bizneset dhe ndërmarrjet afariste, ku autorët synonin kryesisht paratë e gatshme.

Shuma e përfituar nga veprat penale vlerësohet në rreth 590 mijë franga, ndërsa dëmi i përgjithshëm material arrin rreth 705 mijë franga.

 Hetimet ndaj autorëve të dyshuar janë ende në zhvillim pranë Prokurorisë për Krime të veçanta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz