BallinaLajmeGjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Vengu: Kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë...

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Vengu: Kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike

Të ngjajshme

Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyrë të kontrolluar nga FSK

Një mjet i pashpërthyer është gjetur të martën pasdite...

Qytetarit në Vushtrri i thyhet dera e objektit

Një qytetar në Vushtrri ka raportuar për dëmtime  në...

Manuel Neuer s’kthehet te Kombëtarja, jashtë Botërorit 2026

Portieri legjendar, Manuel Neuer ka vendosur përfundimisht të mos...

Duke reaguar ndaj kërkesave për dënime maksimale për ish-drejtuesit e UÇK-së, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu deklaroi se revolta publike buron nga nevoja që drejtësia ndërkombëtare të jetë e ndershme dhe historikisht e përgjegjshme.

Ai theksoi se paraburgimi mbi pesë vjet dhe natyra e akuzave po përdoren për të përmbysur dallimin mes agresorit dhe viktimës, ndërkohë që krimet e dokumentuara të aparatit shtypës serb ndaj shqiptarëve të Kosovës mbeten të pandëshkuara, duke minuar besimin në institucionet e drejtësisë dhe stabilitetin e rajonit.

“Revolta ndaj kërkesës për dënime maksimale për ish-drejtuesit e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi buron nga kërkesa që drejtësia të jetë e ndershme dhe historikisht e përgjegjshme.

Paraburgimi mbi pesë vjet dhe natyra e akuzave janë kthyer në instrument për të përmbysur dallimin mes agresorit dhe viktimës, ndërsa krimet e dokumentuara të aparatit shtypës serb ndaj shqiptarëve të Kosovës mbeten të pandëshkuara.

Është evidente se përpjekja për të barazuar çlirimtarët tanë me gjenocidarët e Srebrenicës mbështetet në akuza të fabrikuara me ndikimin rus mbi Këshillin e Europës.

Kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike dhe minon besimin e popujve në institucionet e paqes. Në këtë formë, gjykatat ndërkombëtare po delegjitimojnë të Drejtën ndërkombëtare dhe parimin e vetëvendosjes së popujve.

E ardhmja e Kosovës, e Serbisë dhe stabiliteti i rajonit ndërtohen vetëm mbi drejtësi të besueshme, të paanshme dhe historikisht të përgjegjshme – jo mbi barazimin e çlirimtarëve me gjenocidarët”, tha Vengu

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz