back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeKDI për raportin e TI: Refuzimi i Kurtit për t’u paraqitur si...

KDI për raportin e TI: Refuzimi i Kurtit për t’u paraqitur si dëshmitar në Prokurori ndikon në perceptimin e korrupsionit

Të ngjajshme

161 vjedhje në Zvicër, arrestohet grupi kriminal nga Kosova

161 vjedhje në 11 kantone janë kryer në Zvicër...

AKP: Prokurimi vazhdon të jetë pika më e ndjeshme për dyshime korrupsioni

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit tha se edhe pse...

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Vengu: Kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike

Duke reaguar ndaj kërkesave për dënime maksimale për ish-drejtuesit...

Forcohet zbatimi i Strategjisë për Armë të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivë

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u zhvillua takimi...

Transparency International ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025, i cili mat perceptimin e korrupsionit në 182 shtete të botës. Në këtë raport, bëhet e ditur mes tjerash edhe së Kosova ka shënuar 43 pikë dhe është renditur në vendin e 76-të, duke regjistruar një rënie prej një pike krahasuar me vitin e kaluar.

Po ashtu, nga analiza e KDI’së theksohet edhe se gjatë vitit që lamë pas, ka pasur hetime dhe aktakuza ndaj zyrtarëve të lartë qeveritarë. Në këtë pikë përmendet rasti i njohur si “rezervat shtetërore”.

Lidhur me këtë, theksohet edhe se kryeministri në detyrë Albin Kurti, është thirrur si dëshmitar në këtë rast, megjithatë, i njëjti ka refuzuar disa herë të paraqitet para Prokurorisë Speciale.

“”Refuzimi i bashkëpunimit me organet e ndjekjes penale nga nivelet më të larta ekzekutive minon besimin në pavarësinë e drejtësisë dhe dëmton rëndë kulturën e llogaridhënies publike, duke ndikuar drejtpërdrejt në perceptimin e korrupsionit”, thuhet mes tjerash aty.

Ndryshe, në raport theksohet edhe se, rënia në Indeks paraqet stagnim në luftën kundër korrupsionit dhe lidhet drejtpërdrejt me krizën parlamentare pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

Të Fundit

Sport

ShowBiz