back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeDrejtori i Arsimit në Prishtinë reagon pas rastit të dhunës në shkollën...

Drejtori i Arsimit në Prishtinë reagon pas rastit të dhunës në shkollën “Pavarësia”

Të ngjajshme

Kosova–SHBA: Reflektim Politik nga Vizita në Washington

Shkruan: Besnik Tahiri Vizita disa-ditore në Washington konfirmoi edhe një...

Emërllahu për Krasniqin: Mirë që e kam në ekip një bashkëkombas dhe mund të flasim shqip!

Lindon Emërllahu është transferimi i fundit i skuadrës nga...

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në...

Dyshohet për shkelje të të drejtave të votimit në Suharekë – Prokuroria vepron me vetiniciativë

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar opinionin publik se,...

Pas incidentit të djeshëm në ShFMU “Pavarësia”, ku një mësimdhënës dyshohet se sulmoi fizikisht një nxënës, Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini, ka reaguar duke e dënuar këtë akt si të papranueshëm dhe duke kërkuar veprim të shpejtë nga institucionet e drejtësisë.

“Dhuna në shkolla është e papranueshme dhe nuk do të relativizohet në asnjë rrethanë. Institucionet e sigurisë tashmë e kanë rastin në trajtim dhe presim veprim të shpejtë dhe të plotë nga organet e drejtësisë”, tha Shahini, duke shtuar se ky rast nuk është i izoluar, por pasojë e një dështimi të gjerë institucional. Ai theksoi se shkollat po përballen vetë me probleme sociale dhe mungesë kapacitetesh për ndërhyrje, duke lënë të pambrojtur si mësimdhënësit, ashtu edhe nxënësit, shkruan lajmi.net.

Shahini vuri në dukje se drejtorët e shkollave dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit po mbajnë përgjegjësi që tejkalojnë kapacitetet e tyre, duke munguar psikologë, punëtorë socialë dhe mekanizma mbrojtës. “Pa mbështetje institucionale, nga shkolla pritet të menaxhojë dhunën, delikuencën, varësitë dhe krizat familjare. Kjo qasje është e padrejtë dhe e rrezikshme”, tha ai.

Drejtori i Arsimit kritikon gjithashtu Ministrinë e Arsimit për udhëzime administrative që sipas tij janë të shkëputura nga realiteti në terren dhe që rëndojnë punën e shkollave. Ai paralajmëron edhe mediet që të raportojnë me përgjegjësi dhe jo me sensacionalizëm, duke theksuar se paniku dhe etiketimi i menjëhershëm nuk ndihmon askënd.

Shahini ka kërkuar veprim urgjent dhe të koordinuar nga të gjitha hallkat e përfshira – përfshirë Ministrinë e Arsimit, shërbimet sociale, organet e sigurisë, prindërit dhe mediet, duke shtuar: “Jo deklarata formale, jo burokraci, jo heshtje, por veprim konkret”. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz