back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeLirohet nga akuza arsimtari që akuzohej se hodhi flamurin dhe plisin në...

Lirohet nga akuza arsimtari që akuzohej se hodhi flamurin dhe plisin në mbeturina

Të ngjajshme

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Muhamed Hajredinajt për akuzën se në cilësinë e mësimdhënësit, hodhi në shportën e mbeturinave flamurin kombëtar dhe plisin.

Aktgjykimi u shpall të martën nga kryetari i trupit gjykues Leon Përlaska dhe anëtarët Violeta Namani-Hajra dhe Avni Syla, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjykatësi Përlaska tha se gjykata u mbështet në provat e administruara në shqyrtim gjyqësor dhe vlerësoi se i pandehuri nuk ka pasur për qëllim nxitjen e urrejtjes e mosdurimit.

Gjykatësi tha se veprimet e Hajredinajt nuk përmbushin elementet e veprës penale, andaj lirohet nga akuza.

I akuzuari nuk mori pjesë në shpallje.

Shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të gjykatës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, ngritur më 24 prill 2025, Hajredinaj akuzohej se më 27 nëntor 2024, në objektin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, në cilësinë e arsimtarit të gjuhës angleze, me qëllim të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit ndërmjet grupeve kombëtare, etnike dhe fetare, ka hedhur flamurin kuq e zi dhe plisin në shportën e mbeturinave, përkundër kundërshtimeve të nxënësve. Ai akuzohej gjithashtu se ka larguar nga ora e mësimit një nxënëse që mbante simbolet për pjesëmarrje në programin festiv të Ditës së Flamurit.

Me këto veprime, Hajredinaj akuzohej për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” sipas nenit 141, paragrafi 4, lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal.

Të Fundit

Sport

ShowBiz