BallinaLajmeMësimdhënësit e shkollës “Pavarësia” protestojnë nesër: Po ofendohemi e sulmohemi fizikisht nga...

Mësimdhënësit e shkollës “Pavarësia” protestojnë nesër: Po ofendohemi e sulmohemi fizikisht nga nxënësit

Të ngjajshme

​E akuzuara për spiunazh edhe sot deklarohet e pafajshme

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur shqyrtimi gjyqësor...

Fillon mbledhja e Qeverisë, në shqyrtim projektligji për kontrollin e çmimeve

Tashmë ka filluar mbledhja e Qeverisë së Republikës së...

Vështirësi në qarkullim në pikën kufitare Pejë–Kullë për shkak të borës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika...

Mbyllet afati, 140 zyrtarë nuk e deklarojnë pasurinë – APK paralajmëron 30% gjobë nga paga

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka bërë të ditur...

Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Pavarësia” në Prishtinë, dyshohet se një mësimdhënës ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi.

Kjo shkollë ka reaguar, duke paralajmëruar që nesër mësimdhënësit do të mbajnë dy orët e para protestë.

Qëllimi i kësaj proteste është reagimi kundër veprimeve delikuente të nxënësve në procesin edukativo-arsimor, duke përfshirë dhunën fizike, fyerjet, ofendimet dhe sharjet ndaj mësimdhënësve.

Komunikata e plotë:

DEKLARATË E PËRBASHKËT PËR MEDIA

Shoqata Sindikale e ShFMU “Pavarësia

Këshilli Drejtues i Shkollës

Këshilli i Prindërve

09.02.2026

Shoqata Sindikale e ShFMU “Pavarësia”, Këshilli Drejtues i Shkollës dhe Këshilli i Prindërve njoftojnë opinionin publik se më 10.02.2026, në ora 08:00, të gjithë mësimdhënësit do të jenë të pranishëm në shkollë.

Dy orët e para mësimore nuk do të zhvillohet mësim, pasi do të mbahet protestë. Procesi mësimor do të vazhdojë rregullisht pas përfundimit të dy orëve të para, përkatësisht nga ora e tretë, sipas orarit të rregullt. Ndërrimi i pasdites do ta zhvillojë procesin edukativo-arsimor normalisht, sipas orarit të paraparë.

Qëllimi i kësaj proteste është reagimi kundër veprimeve delikuente të nxënësve në procesin edukativo-arsimor, duke përfshirë dhunën fizike, fyerjet, ofendimet dhe sharjet ndaj mësimdhënësve. Këto veprime cenojnë rëndë autoritetin profesional, sigurinë dhe dinjitetin e mësimdhënësit, si dhe dëmtojnë mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Theksojmë se ky nuk është një rast i izoluar, por një fenomen shqetësues që po shfaqet në shumë shkolla. Përmes kësaj proteste synojmë të ngrisim zërin kundër këtij fenomeni dhe të kërkojmë angazhim serioz institucional dhe shoqëror për ta parandaluar dhe trajtuar me përgjegjësi.

Shoqata Sindikale

Këshilli Drejtues i Shkollës

Këshilli i Prindërve

ShFMU “Pavarësia”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz