back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeRamabaja: Kemi dështuar si dy shtete, Kosovë e Shqipëri – procesin në...

Ramabaja: Kemi dështuar si dy shtete, Kosovë e Shqipëri – procesin në Hagë ia lamë individëve

Të ngjajshme

Ylli i Arsenalit mund t’i humbasë edhe disa ndeshje shkaku i lëndimit

Arsenali ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri...

Ribery përfshihet në dosjet e Epstein: Akuza të rënda për sulm dhe përfshirje në prostitucion

Emri i ish-futbollistit francez 42-vjeçar Franck Ribéry shfaqet në...

Roma i kthehet fitores, mposht Cagliarin

Roma ka arritur të fitojë sonte në “Olimpico”. Ata mposhtën...

Analisti Sadri Ramabaja, ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria kanë dështuar si shtete, pasi procesin gjyqësor në Hagë e kanë lënë në barrë të individëve.

Ramabaja këto komente i ka bërë pas fjalës përfundimtare të Prokurorisë Speciale të Gjykatës me seli në Hagë, ku u kërkua dënim me gjithsej 180 vite burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Për mua është shumë e qartë se kjo është një dëshmi dhe ka më shumë karakter politik sesa karakter profesional”, ka thënë Ramabaja në Dukagjin.

Ai ka shtuar se kërkesa e Prokurorisë është në kundërshtim edhe me Kodin Penal të Kosovës, në emër të të cilit po zhvillohet gjykimi. “T’i bësh kërkesa në kundërshtim edhe me Kodin Penal të Kosovës dhe t’i rrumbullakosh vitet e burgut, duke i krahasuar thuajse me të gjithë të dënuarit nga Serbia që kanë ushtruar dy gjenocide dhe katër luftëra e të tjera, është thjesht një veprim shumë më tepër politik, po e përsëris, sesa profesional”, ka deklaruar Ramabaja.

Të Fundit

Sport

ShowBiz