back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeBehrami: Kërkesa për 180 vjet burgim është barazim me gjenocidin

Behrami: Kërkesa për 180 vjet burgim është barazim me gjenocidin

Të ngjajshme

Ylli i Arsenalit mund t’i humbasë edhe disa ndeshje shkaku i lëndimit

Arsenali ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri...

Ribery përfshihet në dosjet e Epstein: Akuza të rënda për sulm dhe përfshirje në prostitucion

Emri i ish-futbollistit francez 42-vjeçar Franck Ribéry shfaqet në...

Roma i kthehet fitores, mposht Cagliarin

Roma ka arritur të fitojë sonte në “Olimpico”. Ata mposhtën...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka lëshuar një sërë akuzash ndaj Prokurorisë së Specializuar. Ai e ka cilësuar kërkesën e prokurorisë për një dënim total prej 180 vitesh burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së si një veprim që bazohet mbi materiale të manipuluara nga Beogradi.

Sipas Behramit, kjo masë ndëshkimore tenton të krijojë një simetri të rrezikshme historike. Sipas tij, duke kërkuar një dënim të tillë, Gjykata Speciale po i vendos udhëheqësit e luftës çlirimtare në të njëjtën peshore me kryrësit e gjenocidit dhe krimeve monstruoze të kryera në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë.

“Këto 180 vjet këta i bazojnë në dokumentacione të ardhuna nga Serbia…Kryeprokurorja më shumë i beson dokumenteve të Serbise sesa gjeneralit Clark…”, tha ndër të tjera Behrami në “Pressing” të T7.

Të Fundit

Sport

ShowBiz