back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeSami Kurteshi veç verbalisht shfaq “rezervat” për Listën Srpska voton që t’i...

Sami Kurteshi veç verbalisht shfaq “rezervat” për Listën Srpska voton që t’i certifikohet rezultati

Të ngjajshme

Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, vetëm verbalisht tha se vazhdojnë t’i kenë “të gjitha rezervat për Listën Serbe”, ndonëse votoi që Listës Serbe t’i certifikohet rezultati.

“Gjitha rezervat që i kemi pas për Listën Serbe i kemi dhe vazhdojmë t’i kemi”, tha Kurteshi në mbledhjen e KQZ-së, ndonëse veproi ndryshe.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025.

Rezultatet u certifikuan për 24 subjektet politike dhe kandidatët e tyre.

Para certifikimit, kryesuesi Kreshnik Radoniqi njoftoi se PZAP dhe Gjykata Supreme kanë përfunduar me trajtimin e ankesave të parashtruara në këto institucione kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 31 janar 2026 dhe nuk ka ndryshime, njoftoi KQZ.

Të Fundit

Sport

ShowBiz