back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaSportHansi Flick ende ka besim në yllin e Barcelonës që nuk po...

Hansi Flick ende ka besim në yllin e Barcelonës që nuk po performon në nivel

Të ngjajshme

Barcelona arriti ta mbajë të bashkuar skuadrën e parë gjatë afatit kalimtar dimëror, me përjashtim të Marc-Andre ter Stegen, i cili nuk ishte në planet e trajnerit Hansi Flick dhe u largua drejt Gironës.

Marc Casado mund të ishte larguar gjithashtu, por në fund u vendos që të qëndrojë deri në fund të sezonit.

Ky ka qenë një sezon i vështirë për Casadon. Ai është gjendur pas Frenkie de Jong, Pedri dhe Eric Garcia në hierarkinë e mesfushës, dhe edhe kur ka luajtur, paraqitjet e tij kanë qenë nën pritshmëri.

Kjo ka sjellë dyshime për të ardhmen e tij në “Spotify Camp Nou”, me Manchester United dhe Atletico Madrid që raportohet se janë të interesuar për shërbimet e tij.

Megjithatë, Flick ka vazhduar të ketë besim te Casado.

Sipas “Sport”, vendimi i trajnerit për ta aktivizuar titullar kundër Real Oviedos më 25 janar u bë për të treguar se ai ende llogarit në të, duke përjashtuar çdo mundësi për një transferim në minutat e fundit të afatit dimëror.

Flick është i kënaqur që e ka Casadon si lojtar rotacioni dhe, kur është i nevojshëm, nuk heziton ta aktivizojë – siç ndodhi fundjavën e kaluar kur ai nisi nga minuta e parë kundër Mallorcas.

Pedri, De Jong dhe Gavi nuk ishin të disponueshëm për shkak dëmtimesh, ndërsa Marc Bernal ende po rikthehet në formën optimale, gjë që bën që 22-vjeçari të mbetet në planet e skuadrës.

Megjithatë, nuk është e sigurt nëse Casado do të vazhdojë te Barcelona edhe sezonin e ardhshëm.

Ai mund të shitet për të gjeneruar fonde për afrime të reja, megjithëse nëse do të varej nga Flick, nuk do të ishte çudi që klubi të mos e konsiderojë sërish shitjen e tij./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz