back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajme“10 nxënës e sulmuan arsimtarin” – Psikologu i shkollës “Pavarësia” jep versionin...

“10 nxënës e sulmuan arsimtarin” – Psikologu i shkollës “Pavarësia” jep versionin ndryshe të ngjarjes

Të ngjajshme

Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave

Autoritetet zvicerane po hetojnë një lidhje të mundshme midis...

Katër persona të lënduar nga aksidenti në Dollc të Klinës

Katër persona mbetën të lënduar sot pas një aksidenti...

Hansi Flick ende ka besim në yllin e Barcelonës që nuk po performon në nivel

Barcelona arriti ta mbajë të bashkuar skuadrën e parë...

Rama niset në Bruksel, takim me Presidentin e Këshillit Europian

Pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama...

Ngjarja në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë ka marrë një tjetër rrjedhë pas dëshmisë së psikologut të kësaj shkolle, Nazim Mahmuti. Sipas tij, videoja e publikuar shfaq vetëm momentin e fundit të incidentit, ndërsa pretendon se mësimdhënësi ishte viktimë e një sulmi të organizuar nga një grup nxënësish.

Psikologu Mahmuti ka sqaruar se arsimtari, i cili njihet si një ndër më korrektët në shkollë, u provokua rëndë me fyerje dhe sharje nga një nxënës i klasës së nëntë (A.O.).

Sipas versionit të shkollës, nxënësi ka shfrytëzuar orën e pushimit të mësimdhënësit për t’u futur në sallën e arsimtarëve, vend ky që nuk ka kamera sigurie.

“Ai (nxënësi), shkon i thërret edhe nëntë nxënës të tjerë, pra një grumbull nxënësish. 10 nxënës futen në sallën e arsimtarëve dhe e sulmojnë arsimtarin”, deklaroi psikologu Mahmuti për Zëri.

Mahmuti pretendon se nxënësit e kanë planifikuar sulmin në një hapësirë pa kamera dhe se videoja që qarkulloi në media tregon vetëm reagimin e mësimdhënësit teksa përpiqej të “neutralizonte” situatën pasi ishte sulmuar dhe fyer rëndë.

Profesori, tashmë është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit është ndaluar për 48 orë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Po mund të ju konfirmoj se ai është ndaluar për 48 orë”, tha ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz