back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeKërkesa për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Padrejtësi e institucionalizuar...

Kërkesa për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Padrejtësi e institucionalizuar dhe revizionizëm politik

Të ngjajshme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se ky është një akt i turpshëm i shtrembërimit të së vërtetës dhe një sulm politik ndaj luftës çlirimtare.

“Të kërkosh dënime prej 45 vjetësh për krerët e UÇK-së, do të thotë të kriminalizosh rezistencën ndaj okupimit dhe të legjitimosh, krimet e agresorit. Ky proces nuk synon të zbardhë përgjegjësi individuale, por të godasë vetë aktin e çlirimit dhe ta paraqesë luftën për liri si vepër penale. Këtu nuk po gjykohen individë, por po sulmohet një komb. Po tentohet të përmbyset historia duke e zhvendosur fajin nga agresori te viktima, nga shteti që kreu krime te ata që u ngritën kundër tyre”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se kjo është padrejtësi e institucionalizuar dhe revizionizëm politik.

“Një drejtësi që barazon pushtuesin me të pushtuarin nuk është drejtësi. Është një farsë që rrezikon të shndërrohet në njollë të përhershme mbi kujtesën historike dhe mbi vetë nocionin e drejtësisë ndërkombëtare”, ka thënë Rama. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Të Fundit

Sport

ShowBiz