back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeKomuna e Pejës hap dy pika të reja të Urgjencës në Bogë...

Komuna e Pejës hap dy pika të reja të Urgjencës në Bogë dhe Vitomiricë

Të ngjajshme

Trajneri i Nigerisë sqaron gjithçka rreth përplasjes Osimhen – Lookman

Pas ndeshjes mes Nigerisë dhe Mozambikut në të 16-ën...

Gjithçka ndryshon që asgjë të mos ndryshojë

Shkruan Adri Nurellari Çdo mbrëmje, me telekomandën në dorë, ndërron...

Enver Hasani publikon librin e radhës

Profesori universitar Enver Hasani ka publikuar librin e radhës. Ai...

Hashim Thaçi me shokë janë palca kurrizore e shtetit të Kosovës!

Shkruan Halil Matoshi 1.Në Hagë, një Gjykatë Legale e Kosovës...

Komuna e Pejës ka funksionalizuar dy pika të reja të Urgjencës, respektivisht në Bogë të Rugovës dhe në Vitomiricë, duke zgjeruar rrjetin e shërbimeve shëndetësore emergjente dhe duke e afruar ndihmën mjekësore më pranë qytetarëve.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Komuna e Pejës.

Sipas informacionit njësia e Urgjencës në Bogë u shërben banorëve të zonës së Rugovës dhe fshatrave përreth, duke mundësuar ndërhyrje të shpejtë mjekësore në një rajon me qasje më të vështirë, veçanërisht gjatë sezonit dimëror dhe fluksit turistik.

Orari i shërbimeve shëndetësore në këtë njësi do të jetë 7 ditë të javës, nga ora 08:00 deri në ora 18:00.

Ndërkaq, pika e Urgjencës në Vitomiricë do të mbulojë një numër të madh vendbanimesh, përfshirë: Vitomiricën, Ozdrimin, Dubovën, Novosellën, Jabllanicën, Radavcin, Katundin e Ri, Treboviqin, Nabërgjanin, Ruhotin, Lutogllavën dhe Trestenikun, duke siguruar shërbime emergjente më të shpejta dhe më të qasshme për qytetarët.

Orari i shërbimeve shëndetësore në këtë njësi do të jetë 7 ditë të javës, nga ora 07:00 deri në ora 19:00./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz