back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeAksident mes një veture dhe një motoçiklete në Gjakovë, Policia jep detaje

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Gjakovë, Policia jep detaje

Të ngjajshme

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Osek Hilë të Gjakovës, sot rreth rës 15:00.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ndërsa dy persona kanë marrë trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, në rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Sot rreth orës 15:00 , në fshatin Osek Hilë-Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë trajtim mjekësorë. Njesia Rajonale e Trafikut Rrugor është përgjigjur në rast dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore”, ka thënë ajo.

Mediumi lokal “Syri Vizion”, ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz