BallinaLajmeDënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen...

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Të ngjajshme

Turqia kalon në finale të “play-offit”, pas fitores ndaj Rumanisë

Turqia ka kaluar në finalen e madhe të “play-offit”...

Kosova do të përballet me Turqinë në finale nëse fiton sonte ndaj Sllovakisë

Turqia do të jetë kundërshtarja e Kosovës në finale...

KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se borxhi i...

Zbulohet 11-shja startuese e Kosovës – ky është vendimi për Zhegrovën

Kosova sonte në Bratislavë do të luaj kundër Sllovakisë...

Turqia kalon në epërsi ndaj Rumanisë (VIDEO)

Është zhbllokuar ndeshja mes dy kundërshtarëve të mundshëm të...

Narges Mohammadi, fituese e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2023, është dënuar me gjashtë vite burg në Iran. Lajmi u bë i ditur nga avokati i aktivistes për të drejtat e njeriut.

Ditët e fundit, Mohammadi kishte nisur një grevë urie në burgun iranian ku mbahet e ndaluar, si formë proteste kundër asaj që ajo e konsideron një ndalim të paligjshëm.

Avokati i saj, Mostafa Nili, deklaroi për AFP se dënimi me gjashtë vite burg është dhënë nga një gjykatë iraniane. Akuza ndaj aktivistes, sipas tij, është “bashkim dhe bashkëpunim për kryerjen e veprave penale”, një formulim që në praktikë nënkupton akuzë për komplot.

Përveç dënimit me burg, vendimi parashikon edhe ndalim daljeje nga vendi për një periudhë dyvjeçare. Avokati shtoi se fituesja e Nobelit ka marrë gjithashtu një dënim shtesë prej një viti e gjysmë burg për aktivitet propagandistik, si dhe detyrim që për dy vite të qëndrojë në qytetin Khosf, në provincën lindore të Jugut Khorasan.

Narges Mohammadi u arrestua më 12 dhjetor 2025, gjatë ceremonisë mortore të Khosrow Alikordit, një avokat i angazhuar për të drejtat e njeriut, i cili u gjet i vdekur në rrethana të dyshimta. Javët e fundit, aktivistja është mbajtur në izolim në burgun e Mashhadit.

Në burg, disa ditë më parë, Mohammadi nisi grevën e urisë për të protestuar kundër ndalimit të saj, që e cilëson të paligjshëm. Ajo kërkonte kushte më të mira paraburgimi, të drejtën për të komunikuar me telefon, për të takuar avokatët e saj dhe për të pranuar vizita.

Edhe në të kaluarën, Mohammadi ka kaluar periudha të gjata në burg. Ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqen për luftën e saj mbi 20-vjeçare për të drejtat e njeriut, veçanërisht për të drejtat e grave.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit në Oslo, Nobelin e tërhoqën fëmijët e saj binjakë, Kiana dhe Ali Rahman, atëherë 17 vjeç. Ata lexuan mesazhin që nëna e tyre kishte nxjerrë fshehurazi nga burgu i Evin-it: “Populli iranian, me këmbëngulje, do ta kapërcejë represionin dhe autoritarizmin. Mos dyshoni, kjo është e sigurt.” /Panorama

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz