back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajme​Parashikimi i motit për javën e ardhshme​

​Parashikimi i motit për javën e ardhshme​

Të ngjajshme

Aksidenti mes motoçikletës dhe veturës në Gjakovë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe...

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Gjakovë, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Osek Hilë...

Barazon City, shënon Bernardo Silva

Manchester City ka barazuar rezultatin në “Anfield” ndaj Liverpoolit. Është...

Tjetër gol në “Anfield”, City barazon rezultatin ndaj Liverpoolit

Skuadra e Manchester Cityt ka barazuar rezultatin ndaj Liverpoolit...

Në vendin tonë, gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët, intervale me diell dhe me reshje shiu. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të hënën, moti do të jetë i vranët dhe vende – vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të jetë 0 deri 3 gradë celsius, ato maksimale 6 deri 10°C.

Të martën moti do të mbajë i vranët dhe me intervale me diell. Sipas Institutit, në mëngjes parashihet të ketë ngrica. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri 4°C, kurse ato maksimale nga 5 deri 9°C.

Ditën e mërkurë, moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Ndërsa, temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri 4°C, ato maksimale nga 9 deri në 12°C.

Të enjten, moti do të mbajë i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri 5°C, kurse ato maksimale nga 8 deri 12°C.

Edhe ditën e premte, moti do të jetë i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri 5°C, kurse ato maksimale nga 6 deri 9°C.

Të Fundit

Sport

ShowBiz