back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaSportMoment paniku në Brazil, futbollisti kolapson në fushë… të gjithë lutën për...

Moment paniku në Brazil, futbollisti kolapson në fushë… të gjithë lutën për shëndetin e tij!

Të ngjajshme

Benita refuzon të shkoj në dasmën e Klodit dhe Elijonës

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 sonte...

Reali po e ‘bën gati’ ofertën për ylllin e Newcastle

Gjiganti i La Ligës, Real Madridi, po përgatit një...

Mesfushori i Sampaio Corrêa, Alexandre Souza, pësoi një krizë shëndetësore gjatë ndeshjes ndaj Flamengos, duke shkaktuar momente paniku në fushë.

Incidenti ndodhi në minutën e tetë të pjesës së parë, kur lojtari u rrëzua papritur në mes të fushës, pa pasur asnjë kontakt apo përplasje me lojtarë të tjerë, shkruan Indeksonline

Image

Futbollistët e të dyja skuadrave reaguan menjëherë, duke kërkuar me urgjencë ndërhyrjen e stafit mjekësor. Gjatë pritjes për ambulancën, disa lojtarë përdorën fanellat e tyre për ta freskuar lojtarin, ndërsa të tjerë formuan një rreth lutjeje pranë tij.

Alexandre Souza u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, ndërsa ndeshja u ndërpre për disa minuta.

“Frika më e madhe tashmë ka kaluar. Falënderoj të gjithë për mesazhet dhe lutjet. Zoti vepron në mënyra që ndonjëherë nuk i kuptojmë. Kur i shoh pamjet, e kuptoj se bëhet fjalë për një mrekulli. Lojtarët e Flamengos dhe shokët e mi të skuadrës u bashkuan për një qëllim të vetëm. Jam i sigurt se do të rikthehem.”

/Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz