BallinaSportFerguson u lëndua duke u përpjekur të shmangë një fotograf, Gasperini: është...

Ferguson u lëndua duke u përpjekur të shmangë një fotograf, Gasperini: është shumë i dëshpëruar

Të ngjajshme

Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, ka pranuar se sulmuesi Evan Ferguson po kalon një periudhë të vështirë psikologjike pas dëmtimit të fundit në kyçin e këmbës.

Sipas Gasperinit, bëhet fjalë për ndrydhjen e katërt, ndërsa lojtari vazhdon të ketë probleme serioze sa herë ndërron drejtim. Trajneri zbuloi se lëndimi i fundit ndodhi në mënyrë të pazakontë, teksa Ferguson po përpiqej të shmangte një fotograf.

“Ai është shumë i dëshpëruar dhe po mundohemi ta ndihmojmë të rikuperohet,” u shpreh Gasperini.

Sulmuesi irlandez ka vuajtur dëmtime të shpeshta gjatë viteve të fundit, çka ka penguar vazhdimësinë e tij në fushë. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz