back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeKEK thotë se për dy muaj ka prodhuar 110 mijë MWh më...

KEK thotë se për dy muaj ka prodhuar 110 mijë MWh më shumë se para një viti

Të ngjajshme

Zhdukja e ish-politikanes amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth kërkesave...

Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse

Zyrtarë ukrainas thanë se të paktën tre persona u...

Sulmohet fizikisht në një pikë karburanti avokati i Ilir Metës, pëfundon në spital

Kujtim Cakrani, avokati i njohur i Vlorës dhe mbrojtësi...

PSG synon të rinovojë kontratën e Luis Enriques deri në 2030

Paris Saint-Germain po kërkon të rinovojë kontratën e trajnerit...

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se  gjatë muajit dhjetor 2025, prodhimi i energjisë elektrike ka arritur në 127% të nivelit të regjistruar në të njëjtin muaj të vitit paraprak, që përfaqëson 27% rritje, respektivisht 46,539 MWh më shumë energji elektrike.

Ndërsa gjatë muajit janar 2026, prodhimi ka shënuar 132.9% të nivelit të janarit të vitit paraprak, që përkthehet në rritje prej 32.9%, ose 63,003 MWh më shumë energji elektrike.

“Në total, gjatë këtyre dy muajve, KEK Sh.A. ka realizuar një rritje të konsiderueshme të prodhimit prej rreth 110 mijë MWh, më shumë energji elektrike krahasuar me periudhën përkatëse të viteve paraprake, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmbushjen e kërkesës për energji elektrike në vend.”

KEK thotë se “këto rezultate janë dëshmi e punës profesionale, përkushtimit dhe angazhimit të punonjësve, stafit teknik dhe operativ të KEK”.

“KEK Sh.A. mbetet e përkushtuar ndaj operimit të sigurt, efikas dhe transparent, në funksion të interesit publik dhe forcimit të sigurisë energjetike të Republikës së Kosovës.”

Të Fundit

Sport

ShowBiz