back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeBQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025

BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025

Të ngjajshme

PSG synon të rinovojë kontratën e Luis Enriques deri në 2030

Paris Saint-Germain po kërkon të rinovojë kontratën e trajnerit...

Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë

Inspektorati i Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

Policia e Tiranës ka goditur një rast të trafikimit...

Ushtria e Kosovës në provën finale

Pushtetet janë ndërruar, ashtu edhe komandantët, por ideja e...

Remitancat në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën prej 1.42 miliard eurosh, duke shënuar një rritje prej 4.4% ose rreth 60 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2024. Muaji dhjetor mbetet ende me të dhëna preliminare dhe pritet të finalizohet në fund të shkurtit.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), pjesa më e madhe e remitancave ka ardhur nga Gjermania me rreth 39% të totalit.

Pas saj renditen Zvicra me 17.5%, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7.2%, Austria me 4.2%, Italia me 3.9%, ndërsa Belgjika dhe Franca me nga 3.4%.

Sa i përket mënyrës së dërgimit të parave, rreth 55% e remitancave janë transferuar përmes agjencive për transfere të mjeteve, 17% përmes bankave dhe 28% përmes kanaleve të tjera. Kjo strukturë ka mbetur pothuajse e njëjtë si në vitin paraprak.

Mesatarja mujore e remitancave ishte rreth 117.9 milionë euro, ndërsa prurjet më të mëdha u regjistruan në muajt korrik, gusht dhe dhjetor, kryesisht për shkak të ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë gjatë sezonit të verës dhe festave të fundvitit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz