Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother VIP Albania 2, rikthehet në shtëpi dhe menjëherë ka ndryshuar atmosferën dhe dinamikat mes banorëve.
I njohur për humorin e tij të veçantë, Luiz nuk humbi kohë për të treguar personalitetin e tij, duke bërë të qeshin të gjithë.
Gjatë një bisede me banorët, ai u përpoq të krijonte një lidhje mes Juelës dhe Stenaldos, duke i ironizuar me stilin e tij karakteristik.
“Ku do të gjesh burrë si ky? E para e punës, të siguroj që nuk të tradhton kurrë, s’ia hedh sytë asnjërës”, tha ai duke qeshur, pasi Stenaldo është i verbër.
Banorët qeshën të gjithë me këto komentet e Luizit, përfshirë edhe vetë Stenaldon, duke treguar se hyrja e fituesit ka sjellë energji dhe humor të freskët në shtëpi.
Sipas reagimeve, prezenca e Luizit pritet të ndikojë ndjeshëm në lojë dhe marrëdhëniet mes banorëve në ditët e ardhshme.
