back to top
BallinaLajmeDy persona humbin jetën në aksidente trafiku brenda 24 orëve

Dy persona humbin jetën në aksidente trafiku brenda 24 orëve

Të ngjajshme

Musliu-Shoshi: PDK, si gjithmonë, i respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon pamje nga patrullimi i sotëm

Ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Floridas, kanë kryer...

Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune

Policia italiane goditi një bazë të dyshuar të një...

Shell Kosova në mbështetje të fëmijëve të SOS Fshatrave

Shell Kosova gjatë këtyre ditëve ka përmbyllur fushatën e...

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar disa raste aksidentesh trafiku dhe veprime policore në mbarë vendin.

Sipas statistikave zyrtare, janë shënuar dy aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar. Po ashtu, janë regjistruar 32 aksidente trafiku me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 68 tiketa trafiku, si pjesë e aktiviteteve për rritjen e sigurisë në komunikacion.

Sa i përket veprimeve policore, janë arrestuar 19 persona, prej të cilëve 18 janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për respektim të rregullave të trafikut dhe ligjit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë publike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz