back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaSportQielli rozë mbi Manchester, zbulohet arsyeja

Qielli rozë mbi Manchester, zbulohet arsyeja

Të ngjajshme

Real Madrid gati dy rikthime të mëdha për sezonin e ardhshëm

Real Madrid ka vendosur tashmë për dy lëvizjet e...

Policia arreston tre të dyshuar për vjedhje në Marec të Prishtinës

Janë arrestuar tre persona, të dyshuar për një vjedhje...

Bomba nga Spanja, Flick mund të largohet nga Barcelona

Barcelona do të mbajë zgjedhjet e brendshme këtë vit. Presidenti...

Goditet veprimtaria ilegale në Ferizaj dhe Kaçanik, konfiskohen para false dhe drogë

Policia e Kosovës ka iniciuar raste për “Falsifikim të...

Java e 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll, vëmendja në kryeqytet

Sot zhvillohen ndeshjet e mbetura të javës së 19-të...

Një ndriçim i pazakontë rozë ka tërhequr vëmendjen e banorëve në Greater Manchester gjatë netëve të fundit, duke nxitur spekulime të shumta mbi origjinën e tij. Fillimisht i ngatërruar me Dritat e Veriut (Aurora Borealis), fenomeni misterioz rezultoi të mos ishte aspak natyror.

Shkëlqimi rozë që është vërejtur mbi Bolton dhe Manchester shkaktohet nga dritat LED të përdorura për mirëmbajtjen e fushave të futbollit në stadiumet e Manchester Cityt – Etihad dhe Joie Stadium – si dhe në Toughsheet Community Stadium, shtëpia e Bolton Wanderers.

Shefi i terrenit të Boltonit, Chris Simm, ka sqaruar për BBC Manchester se bëhet fjalë për teknologji moderne që përdoret për të përmirësuar cilësinë e barit.
“Pati disa buzëqeshje kur dëgjuam për thashethemet e Dritave të Veriut, por ndriçimi mbi stadium është thjesht pjesë e punës sonë,” u shpreh Simm.

Ai shpjegoi se bari ka nevojë për dritë dhe nxehtësi për të kryer procesin e fotosintezës, ndërsa tribunat e larta të stadiumeve, megjithëse ofrojnë pamje të shkëlqyera për tifozët, bllokojnë rrezet natyrale të diellit.

“Hija është armiku ynë më i madh. Fillimisht fokusohemi në zonat më të konsumuara të fushës, si porta dhe hapësirat e nxehjes, përpara se të trajtojmë të gjithë terrenin, sidomos kur temperaturat bien,” shtoi ai.

Sipas Simm, kërkesat moderne për cilësinë e fushave janë jashtëzakonisht të larta dhe pa këto pajisje do të ishte e pamundur të garantohej një sipërfaqe e përshtatshme për futboll profesional çdo javë.
“Ne në thelb po krijojmë një ditë vere në mes të dimrit të Lancashire-it,” përfundoi ai.

Ndriçimi rozë vjen si rezultat i teknologjisë së përditësuar LED, pasi studimet e fundit kanë treguar se kombinimi më efektiv i ngjyrave për të imituar dritën e diellit prodhon pikërisht këtë nuancë karakteristike. /GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz