back to top
Saturday, February 7, 2026
BallinaSportManchester City zhvillon bisedime me ish-trajnerin e Chelseat për të zëvendësuar Pep...

Manchester City zhvillon bisedime me ish-trajnerin e Chelseat për të zëvendësuar Pep Guardiolën

Të ngjajshme

Gjesti bën ndryshimin e radhës (Foto)

Pak ditë pas lansimit të projektit të tij më...

Për një kontroll të zemrës në QKUK, pacientët presin me muaj

Problemet me shëndetin e sollën në QKUK. Por, Xhevat...

Përleshje fizike në Prishtinë, lëndohen 5 persona

Një përleshje fizike ka ndodhur pasditen e sotme, në...

Gazetari shqiptar në Athinë flet për arsyet se pse Greqia s’po e njeh ende Kosovën

Gazetari shqiptar në Athinë, Etmond Guri, ka folur rreth...

E ardhmja e Pep Guardiolës te Manchester City po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje, teksa klubi anglez ka nisur tashmë lëvizjet për të gjetur pasuesin e tij në fund të sezonit.

Sipas Football Insider, drejtuesit e “Citizens” kanë hapur bisedimet me ish-trajnerin e Chelseat, Enzo Maresca, i cili shihet si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e skuadrës.

Italiani u shkarkua më herët këtë sezon, por vlerësohet lart për punën e bërë më parë, ku fitoi FIFA Club World Cup dhe UEFA Europa Conference League.

Maresca është i etur të rikthehet sa më shpejt në pankinë dhe mundësia për të drejtuar Manchester Cityn, me një skuadër yjesh dhe burime të mëdha financiare, shihet si një projekt shumë tërheqës për të.

Përveç Marescës, City po monitoron edhe emra të tjerë të njohur si Xabi Alonso dhe Luis Enrique, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret gjatë verës.

Ndërkohë, Guardiola është i fokusuar te objektivat e këtij sezoni dhe synon ta mbyllë aventurën e tij në “Etihad” me një tjetër trofe madhor, duke vazhduar luftën për titullin kampion në Premier League. 

Artikulli paraprak

Të Fundit

Sport

ShowBiz