Alba mbrëmë në mënyrë të papritur u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”.
Ky vendim shokues i saj i befasoi edhe banorët që nuk patën mundësi të përshëndeten me të, transmeton lajmi.net.
Për herë të parë pas largimit, Alba është deklaruar pse është larguar dhe çka ka bërë në 24 orët e para pas largimit?
“Nuk doja që të tjerët të përfitojnë në kurrizin tim dhe mundësinë që të shkonin në finale dhe të fitonin të gjithë Big Brotherin në kurrizin tim”, tha ajo.
Alba refuzoi të tregoj se çka ka bërë në 24 orët e para jashtë shtëpisë së BBVK, duke thënë se nuk preferon të përgjigjet./lajmi.net/