BallinaLajmeKomuna e Prishtinës nesër me aksion kundër tregtisë ilegale në tregun e...

Komuna e Prishtinës nesër me aksion kundër tregtisë ilegale në tregun e automjeteve

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër do të zhvillojë një aksion të përbashkët për të luftuar tregtimin ilegal në tregun e automjeteve dhe hapësirat përreth tij.

Sipas komunikatës zyrtare, nga ora 05:00, ekipet e Inspektoratit të Kryeqytetit, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut, do të ndërmarrin veprime direkte në terren për zbatimin e ligjit, transmeton lajmi.net.

Qëllimi i këtij aksioni është të ndërmerren masa ndaj shitësve që operojnë në mënyrë të paautorizuar, si dhe ndaj çdo aktiviteti tjetër që shkel rregulloret dhe legjislacionin në fuqi, duke përfshirë tregtimin e paautorizuar të shpezëve dhe kafshëve.

Komuna ka bërë thirrje që qytetarët dhe subjektet afariste të respektojnë ligjin dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse gjatë realizimit të këtij aksioni.

Ky ndërhyrje synon të rrisë rendin dhe sigurinë në treg, duke garantuar që aktivitetet tregtare të zhvillohen në përputhje me ligjin./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz