Dokumente të reja të publikuara nga arkivat e Jeffrey Epstein zbulojnë mospërputhje serioze me versionin zyrtar të vdekjes së tij në burg në vitin 2019.
Sipas materialeve, hetuesit federalë kanë vërejtur në pamjet e kamerave të sigurisë një figurë “portokalli”, që dyshohet të ketë qenë një i burgosur, duke u ngjitur drejt katit ku ndodhej qelia e Epstein natën e vdekjes së tij.

Këto gjetje bien ndesh me deklaratat e mëparshme të zyrtarëve të lartë amerikanë, të cilët kishin pohuar se askush tjetër nuk kishte hyrë në zonën e qelisë.
Zbulimet e reja shtojnë dyshimet dhe rihapin debatet mbi rrethanat e vdekjes së pedofilit miliarder, i cili zyrtarisht u shpall se kishte kryer vetëvrasje.
