back to top
Saturday, February 7, 2026
BallinaLajmeAbdixhiku ia kthen pa u vonuar Isa Mustafës: Ka mllef e zell...

Abdixhiku ia kthen pa u vonuar Isa Mustafës: Ka mllef e zell për të më sulmuar, anëtarësia nuk e shiti shpirtin, prapaskena ka mbetë pa rol

Të ngjajshme

Gjendet i vdekur një person në një fshat të Gjilanit, policia jep detaje!

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin...

BDI: Vazhdon anashkalimi i gjuhës shqipe në autostradën Shkup–Tetovë-Gostivar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vazhdon ta shpreh shqetësimin...

Drita e nis me fitore vitin 2026, fiton ndaj Ferizajit

Drita e ka nisur me fitore vitin 2026 në...

“Plaku” në top formë, Dzeko shënon dy supergola (VIDEO)

Edin Dzeko duket se është ringjallur prej se u...

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas një interviste të ish liderit të kësaj partie Isa Mustafës. Abdixhiku ka thënë se sipas tij, ka një ‘’mosdurim të thellë’’ lidhur me vendimin e anëtarësisë së kësaj partie, ku me shumicë votash s’u pranuar dorëheqja e Abdixhikut nga pozita e kryetarit të LDK’së.

Ai ka thënë edhe se, ‘’ka një zell’’ për ta sulmuar atë, LDK’në dhe familjen Rugova.

‘’Vendimi i lirë dhe i drejtë i anëtarësisë është gjithmonë i rëndë për ata që janë mësuar ta injorojnë e mbysin atë. Që, në vend të maturisë, ndihmesës dhe këshillëdhënies në kohë të vështira zgjedhin të përbaltin dhe të hapin kriza me çdo kusht’’, thuhet nga Abdixhiku mes tjerash.

Postimi:

Në vend të injorimit dhe reagimit.

Siç edhe e shihni, ka një mosdurim të thellë ndaj vendimit të lirë të anëtarësisë. Një mllef dhe një zell për të më sulmuar mua, LDK-në, familjen Rugova, veprimtarët e shumicës, punën e profesionistëve, të rinjve e të vjetërve pa dallim; secilin! Zi e terr për gjithçka në LDK, lëvdata për secilin kundërshtar të saj.

Kjo ndodh gjithmonë kur prapaskena mbetet pa rol, kur skemat e errëta nuk gjejnë më derë, dhe kur anëtarësia, me një qetësi që nuk shet shpirtin, e mbyll kapitullin.

Vendimi i lirë dhe i drejtë i anëtarësisë është gjithmonë i rëndë për ata që janë mësuar ta injorojnë e mbysin atë. Që, në vend të maturisë, ndihmesës dhe këshillëdhënies në kohë të vështira zgjedhin të përbaltin dhe të hapin kriza me çdo kusht. Papjekuri Shpesh e pyes veten se si do të dukej kjo shtëpi politike sot, sikur e gjithë kjo përvojë do të ishte pranë nesh, e jo përballë.

Do ta kuptojmë një ditë, nëse veç se kemi kuptuar, se Kuvendi i ynë nuk ishte thjesht një ngjarje demokratike. Ishte një shkëputje e qartë mes një kohe që kërkonte kontroll pa parim dhe një kohe që kërkon rimëkëmbje dhe përgjegjësi. Prej asaj dite, kjo shtëpi e madhe e jona ecën përpara me njerëzit e saj, me besimin e vet dhe me dinjitetin e zgjedhjes së lirë – dhe, ju pëlqeu a s’ju pëlqeu disave, s’ka më asgjë që e ndal këtë mbarësi.

Rrugët që kthehen mbrapa nuk janë më tonat. Të gjithë do të pensionohemi një ditë; por jo nga dinjiteti, dhe jo nga njerëzorja. Ato duhet t’i ruajmë. Sepse fundi i rolit nuk është fundi i botës; është thjesht pranim i kohës që ka ecur përpara.

LDK-në do ta bashkojmë. Fort madje.

Por jo kështu. Jo me këtë logjikë. Jo me ata që nuk e pranojnë se çdo kohë ka një fund. Jo me ata që besojnë se vullneti i anëtarësisë mund të riformësohet e tjetërsohet në prapaskenat e darkave përplot intriga. E aq më pak me ata që kanë refuzuar, vazhdimisht, ta dëgjojnë këtë anëtarësi.

Kaq, për sot e përherë.

Kemi punë më të mençura.

Të Fundit

Sport

ShowBiz