back to top
Saturday, February 7, 2026
BallinaSportShtyhet ndeshja e La Ligas

Shtyhet ndeshja e La Ligas

Të ngjajshme

Shkoi për ngushtim stomaku në Tiranë, vdes biznesmeni italian – në hetim kirurgu dhe dietologia

Biznesmeni italian Massimo Ferro, 54 vjeç, nga Camposampiero, kishte...

Rama të hënën në Bruksel, takohet me Costa-n

Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e hënë...

Prishtina nënshkruan me trajnerin e njohur malazez

Klubi i Basketbollistik Prishtina ka emëruar Dušan Dubljević në...

LA Liga ka vendosur pezullimin e ndeshjes së javës së 23-të mes Rayo Vallecano dhe Real Oviedo, e cila duhej të zhvillohej këtë të shtunë, më 7 shkurt, në Stadiumin e ”Campo de Futbol de Vallecas në orën 14:00.

Vendimi u mor pasi fusha e lojës nuk plotëson kushtet e sigurta për zhvillimin e ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, Rayo Vallecano kishte ndërmarrë një zëvendësim të plotë të tapetit gjatë kësaj jave, por reshjet e vazhdueshme bënë që fusha të mos arrijë gjendjen optimale.

LALIGA dhe klubi monitoruan vazhdimisht punimet dhe bënë përpjekje maksimale për të zhvilluar ndeshjen, por kushtet atmosferike e pamundësuan këtë./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz