back to top
Saturday, February 7, 2026
BallinaLajmeArrestohet një person i dyshuar për dy raste të vjedhjes së rëndë...

Arrestohet një person i dyshuar për dy raste të vjedhjes së rëndë në Gjakovë

Të ngjajshme

Njësia e Hetimeve në Stacionin Policor në Gjakovë, në kuadër të një plani operativ për parandalimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për vjedhje dhe vjedhje të rënda, ka realizuar arrestimin e një personi të dyshuar.

Me datë 06.02.2026, rreth orës 18:40, është arrestuar i dyshuari me inicialet K.M., i cili dyshohet për përfshirje në dy raste të vjedhjes së rëndë.

Nga hetimet e zhvilluara, dëshmitë e mbledhura si dhe pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, dyshohet se i njëjti është i përfshirë në dy raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në dy lokale të ndryshme në qytetin e Gjakovës.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, me qëllim rritjen e sigurisë publike dhe rendit në komunitet.

Të Fundit

Sport

ShowBiz